Gruaja denoncon zhdukjen e bashkëshortit në Fier: Është i sëmurë, vuan nga …

0
98

Një grua nga Fieri ka denoncuar në komisariat bashkëshortin e saj, i cili prej dy ditësh është larguar nga shtëpia.  Ajo ka bërë thirrje për ndihmë, pasi bashkëshorti vuan nga sëmundja e epilepsisë.

“Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur një shtetase 40 vjeçe, banuese në Fier, e cila ka kallëzuar se më datë 20.04.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi 50 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, po punohet për gjetjen e tij./abcnews.al