Gruaja e ISIS, shtyhet seanca për Lubjana Gjeçajn, prokuroria kërkon ekstradim

0
223

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për ditën e  nesërme seancën gjyqësore ndaj 43-vjeçares Lubjana Gjeçaj, e arrestuar se rekrutonte persona në Shqipëri për ti anëtarësuar në grupet radikale jashtë vendit.

Tre ditë pas arrestimit ajo pritej të dilte para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Ajo akuzohet se gjatë kohës që ka qenë emigrante në Itali ka qenë pjesë e një grupi radikal që rekrutonte luftëtarë për Shtetin Islamik, ISIS, që u godit nga autoritetet italiane në korrik të 2015 në operacionin”Martesa”.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar mbajtjen e gruas në qeli drisa të bëhet ekstradimi drejt Italisë, ndërsa avokatët kërkojnë që 43-vjeçarja të vuajë dënimin në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi gjatë një aksioni të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, në qytetin e Lushnjes, u arrestuan 10 persona, nga të cilët katër italianë, pesë shqiptarë dhe një kanadez.

Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku,Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

Sipas autoriteteve italiane, ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërtgontë në Turqi dhe më pas në Siri për të luftuar për Shtetin Islamik.

ora news