Gruaja e varfër vjedh ushqime në një supermarket, gjesti prekës i policëve

0
115

Në Penne, në provincën e Pescara-s, një grua 63-vjeçare u kap duke vjedhur ushqim nga një supermarket. Karabinierët, të thirrur nga pronari, paguan për blerjet e saj.

Gruaja ishte denoncuar te një polic me rroba civile, i cili lajmëroi kolegët e tij në patrullë. Së bashku ndaluan 63-vjeçaren teksa ajo dilte nga supermarketi.

Nga hetimet rezultoi se zonja, në kushtet e varfërisë së skajshme, kishte vjedhur për të ushqyer vete. Për këtë arsye ushtarët vendosën t’i paguanin shpenzimet për të mos u denoncuar.

Ndërkohë pasi kishte grabitur pak bukë, sallatë dhe disa gjëra të vogla, ajo ia ktheu ato pronarit.