Gruaja hidhet nga ballkoni me djalin e saj në krahë: vdes në vend, fëmija në gjëndje të rëndë

0
431

Itali/ Në Celano (L’Aquila) një nënë 35-vjeçare u hodh nga ballkoni me djalin e saj 5-vjeçar në krahë: gruaja vdiq menjëherë, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore në Kryeqyteti i Abruzos.

Gruaja u hodh nga dritarja e shtëpisë me fëmijën në krahë. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, efektivët 118 dhe zjarrfikësit.

“Është një tragjedi. Gruaja ishte në të njëjtën moshë me gruan time. E njihja shumë mirë, jemi të shokuar”, komentoi kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli.