Gruaja nga Koreja e Jugut shpenzon 50 mijë dollar për t’u dukur si Kim Kardashian

0
104

Një grua nga Koreja e Jugut ka shpenzuar 50 mijë dollar për operacione plastike dhe trajtime kozmetike për tu dukur si Kim Kardashian.

Cherri Lee i është nënshtruar operacioneve në fytyrë dhe trup. 28-vjeçarja thotë se ka zhvilluar gjithsej 15 operacione brenda tetë viteve.

Lee, një mësuese e anglishtes me kohë të pjesshme, thotë se ajo “gjithmonë donte pamjen magjepsëse të Kardashian”.

Pamja e saj ka ndryshuar aq drastikisht sa disa anëtarë të familjes së saj as nuk e njohin më

Lee iu nënshtrua operacionit të saj të parë pas ndarjes nga i dashuri në vitin 2014, sepse në atë kohë, “besimi i saj ishte shumë i ulët”.

“Të gjithë duhet të kenë të drejtën të modifikojnë trupin e tyre – bëni atë që dëshironi, për sa kohë që nuk po dëmtoni askënd”, shprehet Lee.