Gruaja sulmohet nga rojet e lokalit, nuk e lejuan të hynte sepse ishte “shumë e shëmtuar”

0
152

Një nënë ka treguar se si ajo u sulmua nga rojet e lokalit të cilët arritën t’i vidhnin dhe telefonin pasi i thanë se ishte “shumë e shëmtuar” për të hyrë në pijetore.

Claire Sidebottom, 39 vjeç filloi të filmonte stafin i cili qëndronte në derën e Bar Rogue Piccaduilly Gardens, Manchester kur ata e ndaluan atë për shkak të pamjes së saj.

Më pas ata e kapën nga rripi i çantës dhe e tërhoqën me forcë ndërsa qeshnin me të, raporton Ora News.

Gjatë incidentit në qendrën e qytetit të Mançesterit, Sidebottom i ra telefoni para se të dëgjonte një nga rojet të bërtiste: “Kape dhe vrapo”.

Policia që hetoi incidentit arriti të kapte një nga rojet. Në Minshull Street Crown Court, Manchester, Christopher Cash, 33 vjeç, nga Edgeley, Stockport, pranoi grabitjen, sulmin dhe posedimin e një arme dhe u urdhërua t’i paguante Sidebottom 1,000 £ kompensim, shkruan The Sun.