“Grup i strukturuar kriminal”, PD dërgon dosjen për incineratorët në SPAK: 112 fakte për aferën historike

0
143

Jorida Tabaku, e cila drejtoi për më shumë se tre muaj hetimin parlamentare të incineratorëve njoftoi, se Partia Demokratike ka dërguar në SPAK një dosje me rreth 80 faqe dhe 112 fakte që sipas saj implikojnë kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 48 perona te tjerë në aferën 430 milion euros. Tabaku i bëri thirrje SPAK që tre çështjet për incineratorët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hetohet si një dosje e vetme.

Pasi përmbylli hetimin parlamentar për inceneratoert, Partia Demokratike ka dërguar në spak një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e  Tiranës Erion Veliaj dhe për 48 persona të cilët i akuzon si grup të strukturuar kriminal. Jorida  Tabaku, thotë se ky komision ishte ndoshta më efektiv në 30 vitet e fundit, ndërsa sipas saj kanë dal në dritë më shumë se 112 fakte që tregojnë abuzimet miliona euro me incineratorët e  Fierit, Elbasanit dhe Tiranes.

“Padia e sotme përfshin 50 persona të niveleve politike dhe jo vetëm, anëtarë të komisionit të koncesioneve, por njëkohësisht edhe anëtarë të njësive të zbatimit të projekteve, kontratave koncesionare, të cilët përveçse në shkelje të procedurave njëkohësisht kanë ndihmuar, mbështetur favorizuar 3 kompani koncensionare”, tha Tabaku.

Tabaku, ju rikthye skemës, ndërsa tha se të gjitha kompanitë  kryesohen nga  3 persona me lidhje tejet të ngushta në qeveri që kanë mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 mln euro. Ajo i kërkoi Spak që të ketë një hetim në grup për këtë çështje.

“Grupi ashtu siç ka funksionuar në faza të ndryshme të procesit dhe në faza të ndryshme të vendimmarrje ka operuar si një i vetëm sepse nuk është çudi që të tre kompanitë e krijuara, që kanë lidhje me njëra-tjetrën, me të njëjtin pronar, i kanë fshehur pronarët e tyre të vërtetë”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate tha se dëmi ekonomik i shkaktuar nga tre incineratorët deri më sot është  70.4 mln euro, ndërsa akuzoi kryeministrin se  po shpërblen me para shtesë këto kompani.

“E gjithë kjo rrjetë merimange është ngritur për të qarkulluar paratë dhe për të menaxhuar një interes të tyre fonde publike të shqiptarëve. Incineratori i Elbasanit ka një dëm ekonomik prej 25.2 mln euro, incineratori i Fierit ka një dëm ekonomik deri më sot prej 22.8 mln eurio dhe incineratori i Tiranës 39.1 mln euro. Këto janë pagesa të kryera deri më sot”, tha Tabaku.

Gjithashtu  ajo i ka kërkuar Spak  të hetoje pagesat që janë bërë jashtë Shqipërisë dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt.

“Unë i kërkoj SPAK të hetojë të gjitha pagesat që kanë shkuar jashtë Shqipërisë, po njëkohësisht faktin e përgjegjësive që ka Arbhen Ahmetaj në zbatimin e këtyre kontratave”, tha Tabaku.

Ditën kur u votua raporti i komisionit hetimor në kuvend 6 deputet të Partisë Demokratike bashkuan votat me PS-në, duke u shprehur kundër.