Grupi hetimor kthehet në vendin ku ndodhi masakra dje në Shkodër, gjenden mbi 50 gëzhoja! Dyshohet se ishin 3 autorë

0
29

Grupi hetimor është rikthyer mëngjesin e sotëm për të rinisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Mbi 50 gëzhoja janë gjetur në një distance prej rreth 150 metër. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë, njeri drejtues i automjetit Range Rover dhe dy të tjerë të cilët kanë qëlluar.

Në objektiv të atentatit dyshohet se ka qenë Hamza Lici, djali i Mustafë Licit i cili ka marrë disa plumba në trup ndërsa Arlind Bushati ka marrë vetëm një plumb në kokë. Pasi kanë kryer krimin, autoret janë larguar në drejtim te fshatit Golem, ku kanë djegur makinën në një rrugice me shume banesa.

Grupi hetimor po kontrollon edhe kamerat e sigurisë por ende nuk ka asnjë person të identifikuar. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, disa persona janë shoqëruar në komisariat për ketë ngjarje por më pas janë lenë të lire.

Ndërkohë i plagosuri Bashkim Basha i cili u aksidentua teksa po ecte me motor bashkë me gruan e tij që ndërroi jetë, vazhdon të jetë në gjendje të rendë me shume plagë në trup.

 

Top Channel