Pep Guardiola do të provojë transferimin e Viniciuss Junior në Manchester City.
Vinicius Junior po shijon një sezon fantastik, i cili deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste
Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, ani pse e dinë se Real Madridi vështirë se do ta lërë të largohet edhe për një shifër marramendëse.
Sipas El Nacional, Pep Guardiola e do në Manchester City dhe klubi anglezë do të testojë me një ofertë Realin.
City po kërkon një zëvendësues për Ferran Torres dhe beson se braziliani është investim i sigurt për të ardhmen. /Gazeta Express/