Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës.
Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola,transmeton lajmi.net.
Guardiola tha se Eric Garcia do luajë në Barcelonë dhe vlerësoi kualitetin e lojtarit ku shprehi keqardhjen që nuk e ka inkuadruar në dy ndeshjet e fundit.
“Eric Garcia është si një dalë për mua, ai ishte qendërmbrojtësi më i mirë pas karantinës”, tha ai.
“Ai do të luajë në Barcelonë dhe ai nuk është një lojtar mesatar, është një super-lojtar”, tha Guardiola.
“Ai nuk ishte përzgjedhur në dy javët e fundit dhe kjo gjë ma theu zemrën”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/