Guri që ka bërë “lëmsh” internetin

0
164

Një shkëmb misterioz, që duket sikur është prerë përgjysmë ka bërë lëmsh internetin. Ndarja e çuditshme ka shkaktuar debat në internet, duke bërë që shumë teori të qarkullojnë në lidhje me alienët dhe qytetërimet e lashta.

Një teori sugjeron se qytetërimet e lashta ishin më të avancuara nga sa mendohej më parë. Gjeologia Cherry Lewis thotë se ndarja mund të jetë bërë nga njeriu, ose mund të shkaktohet nga moti dhe erozioni.

Gjeologu Cherry Lewis thotë se sipërfaqja e lëmuar e përparme e formimit të shkëmbinjve mund të jetë krijuar nga një 'efekt shpërthyes rëre'

“Në pamjen e parë, çarja duket e bërë nga njeriu, ashtu si sipërfaqja e përparme shumë e lëmuar, por unë shoh një foto që tregon një çarje paralele në anën e pasme, kështu që është ndoshta e natyrshme.”, tha ajo. /abcnews.al