Gareth Bale dëshiron të kthehet në Real Madrid në fund të sezonit 2020/21 dhe të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në përfundim të marrëveshjes me klubin, e cila mbaron në verën e vitit 2022.
Bale u kthye në Tottenham në fillim të këtij sezoni në një marrëveshje huazimi njëvjeçar, por ka dështuar ta zërë vend në formacionin startues të trajnerit Jose Mourinho, transmeton Gazeta Express.
Sipas Diario AS, përfaqësuesi i Uellsit është i përkushtuar për t’u kthyer në Madrid në verë dhe t’i përmbahet marrëveshjes me klubin deri në fund.
Por kthimi i mundshëm i Bale varet nga e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane në Bernabeu.
Por thuhet se Bale mund të kthehet në Madrid edhe nëse Zidane vazhdon të jetë trajner. /Gazeta Express/