Kontaktin e parë me amerikanët vendas nuk ka qënë nga Kristofor Kolombo në 1492 por nga polinezianët që në vitin 1200.
Këtë e tregon një studim i ri i botuar në revistën ‘Nature’ i kryer nga ekspertët e Laboratorit Nacional Genomica në Meksikë.
Sipas këtij studimi Amerika është zbuluar për herë të parë nga polinezët ( një nënrajon i Oqeanisë, i përbërë nga më shumë se 1000 ishuj të shpërndarë në zonat qëndrore dhe jugore të Oqeanit Paqësor. Të gjithë njerëzit që banojnë në ishujt e Polinezisë quhen polinezianë dhe ata kanë shumë karakteristika të ngjashme. Historikisht, polinezianët lundronin gjatë natës duke përdorur yjet, traditë që vazhdon edhe sot).
‘Mundësia e kontakteve parahistorike midis polenezianëve dhe amerikanëve vendas është shumë e debatuar – thotë Andres Moreno Estrada- sepse studimet e mëparshme gjenomike kanë arritur në përfundime kontradiktore.
Ekipi analizoi gjenomet e mbi 800 individëve polinezian dhe amerikanë vendas për të gjetur provat e një përzierje genesh.
‘Sipas rezultateve tona shton Alexander Ioannidis- një përzierje genesh ka ndodhur rreth vitit 1200 pas lindjes së Krishtit dhe Ishulli i Pashkëve (në Polinezi, ka një pjesë të vogël toke të quajtur Ishulli i Pashkëve.Në një sipërfaqe prej 118 km ², ky ishull është ndoshta më i izoluari në botë. Emri i tij i vërtetë është Rapa Nui, dhe ky pseudonim si “Ishulli i Pashkëve’” vjen si pasojë e zbulimit të tij në ditën e Pashkëve në vitin 1722 nga eksploruesi holandez, admirali Jacon Roggeven) nuk do të ishte pika e parë e kontaktit .
Një ekspert norvegjez besonte se kolonizimi i Polinezisë kishte ndodhur në kohërat para-kolumbiane nga njerëzit e Amerikës së Jugut.
Për të provuar teorinë e tij ai lundroi në 1947 nga porti i Callao në Peru me një anije si Kon-Tiki ( Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin) i krijuar posaçërisht për të riprodhuar formën, materialet dhe strukturën e anijeve të popullsive të lashta peruane, megjithëse me disa shtesa moderne në pajisjet siç janë radiot, letra, thika, orë.
Ekspedita zgjati 101 ditë dhe e solli ekuipazhin të binte në brigjet e ishujve Tuamotu, në Polinezinë Franceze.
“Kjo teori – përfundon Estrada – sugjeron që kolonizimi ka ndodhur më herët nga sa mendohej më parë dhe do të kishte përfshirë disa ishuj në Polinezinë lindore, që do të thotë se vendasit amerikanë do të kishin pasur një ndikim gjenetik dhe kulturor në Polinezinë për mbi pesë shekuj para ardhjes së evropianëve në rajon “.
© SYRI.net