Habit tifozja e “zjarrtë” kroate: Kur mu treguan rregullat e Katarit u tmerrova, s’kisha rroba për të mbuluar të gjitha ato pjesë të trupit

0
133
E ashtuquajtura “tifozja më e zjarrtë” e Kampionatit Botëror ka thënë se nuk do të ndalojë së veshuri veshje provokuese – duke pranuar se ishte “super e inatosur” kur mësoi për ligjet strikte në Katar.

Super tifozja kroate Ivana Knoll ka ndjekur ndeshjet e fazës së grupeve, duke shkaktuar bujë pasi doli me një veshje të mrekullueshme me kapuç dhe një mini fustan me kuadrate që simbolizojnë flamurin kroat.

Fotografitë e tregojnë atë duke pozuar me tifozët teksa ka realizuar edhe disa poza të tjera me bikini në qytet – duke përfshirë pozimin pranë rrokaqiellit të lakuar në Lusail, shkruan The Sun.