Mamaja e Sabrina Bengajt tregon momentin e tmerrit që përjetoi kur në shtëpinë e saj ish dhëndri vrau vajzën e saj.
“Po vinte ora 22:20 Çdo natë unë dilja e prisja se kisha frikë. Kur isha ulur tek karrigia e pashë. Ishte hera e dytë që vinte me kallash. Vajza po hante bukë. E pashë që po hapte derën dhe iu afrova dhe e mora me të më. Të lutem ik se 10 muaj I ke bërë burg, ik pa të parë njeri.
Ai më tha ku është ajo për vajzën.
Doli me pjatë në dorë. I vuri automatikun. Në moment doli dhe nusja.
Ai kërkonte djalin e vet. Sabrina I tha: Hajde se nuk ke punë me ata, ke punë me mua. Në këtë moment vajza u kthye prapa dhe ai e qëlloi me automatik”
Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator nga ish bashkëshorti Elton Metaj, I cili kishte dalë nga spitali psikiatrik I Zaharisë në korrik të 2021.
Deshmia e te atit
Babai i saj kërkon drejtësi.
“I kërkoj falje të gjithë opinionit fierak. Vite më parë në pabesi kjo lloj familje më rrëmbejnë vajzën me mashtrim për martesë, por në fillim nuk fola për respekt dhe turp ndaj fisit që më njihte se do thoshin të iku vajza nga shtëpia dhe kjo është e vërteta. Bëra paqe me fëmijën tim.
Çdo gjë po shkonte mirë, pas pak vitesh u lind një fëmijë dhe filluan grindjes. Ish-dhëndri ose ky lloj plehre e shoqërisë shqiptare që mund ta quajmë fillon e tradhton. Vajza merr djalin (të vëllanë) në telefon dhe i thotë “hajde më merr se burri im po bredh me të tjera.”
Erdhi në shtëpi. Pas 5 ditësh vjen dhe e kërcënon në shtëpinë time me armë. Nuk fola për shumë gjëra, as nuk e denoncova.
Deklaruan që unë kisha ndërhyrë në Prokurori për ta çuar në Zahari. Unë kërkoj një gjë, me gjithë këto prova merr peng shtëpinë time. Unë e denoncoj publikisht dhe zoti Piro Sota. Tani meqë e liruan dhe iku ime bijë të përgjigjen ata. Direkt akuzoj ish-ministren e Drejtësisë dhe Prokurorinë, ku ishin? E dyta, kush janë këta mjekë, këta sahanlëpirës që e lirojnë? ”
Në momentin e krimit Sabrina Bengaj ishte me kunatën shtatzënë dhe i doli para që plumbi mos ta kapte atë.”