Hakerat iranianë publikojnë emrat e punonjësve të SHISH, të dhënat e tyre “plasin sheshit”

0
101

Tronditje ka pësuar mbrëmjen e sotme Shërbimi Informativ i Shtetit.

Hakerat iranianë kanë publikuar listat me emrat e punonjesve te këtij institucioni.

Në dokumentin me 16 faqe janë të gjithë emrat e agjentëve të SHISH, pozicioni që mbajnë ata pranë këtij institucioni, si dhe e-mailet zyrtare.

Ndërkohë rikujtojmë se pak ditë më parë nga grupi “HomelandJustice” u publikuan të dhënat e udhëtimeve dhe të dhënat personale te kreut të SHISH dhe gruas së tij.

Krah materialit me listën e punonësve, hakerat kanë dhënë dhe një paralajmërim.

“Jeni krenarë që strehoni terroristë? Jini gjithashtu krenarë për të mirëpritur pasojat për popullin tuaj. Huh?”- shkruhet në mesazh.