Hakerat iranianë sulmojnë edhe Presidencën, publikojnë të dhëna të Metës dhe këshilltarëve të tij

0
84

Hakerat iranianë të grupit “Homeland Justice” kanë sulmuar edhe serverat e Presidencës shqiptare.

Rreth 2 GB të dhëna që besohet të jenë vjedhur nga databaza e faqes së Presidencës janë publikuar prej hakerave në kanalin “Telegram”.

Mes të dhënave janë dhjetra e-maile të marra nga posta elektronike, jo vetëm e ish-presidentit Ilir Meta, por edhe këshilltarëve të tij si Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi.

Një pjesë e madhe e këtij informacioni ka të bëjë me organizime eventesh të ndryshme, ftesa dhe njoftime.

Nuk dihet se në cilën kohë është realizuar ky sulm, duke marrë parasysh se Meta ka disa muaj tashmë që nuk është më në krye të shtetit.