“Hakmerret” Mbreti Charles: Vendos të dëbojë Princin Harry nga shtëpia në Londër

0
78

Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia në Londër për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ai ka bërë kundër Camilla-s në librin e tij të kujtimeve. Mbreti ka njoftuar djalin e tij që të lirojë rezidencën me pesë dhoma gjumi. Vendimi i Charles, sipas asaj që shkruan DailyMail, është mbështetur fort nga gruaja e tij Camilla, William dhe Kate.

Burimet pranë Familjes Mbretërore thonë se Mbreti Charles beson se djali i tij ka kaluar kufirin pas akuzave të bëra në serialin e Netflix.Celsat e shtëpisë në Londër do t’i ofrohen Princit Andrew, vëllait të Mbretit Charles.

Lajmet për dëbimin e Harry-t dhe Meghan-it vijnë pasi përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles janë duke u zhvilluar mes spekulimeve se Princi Harry mund të mos marrë një ftesë.

‘Kjo me siguri do të shënojë fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar,’- thonë burime pranë Familjes Mbretërore.

Shtëpia e njohur Londër iu dhurua Princit Harry dhe Meghan nga Mbretëresha e ndjerë në vitin 2018 si dhuratë për martesën e tyre.