Halla bëri për spital mësuesen, zbulohen detaje nga konflikti që ndodhi në shkollë, e mitura nuk kishte bërë detyrat…

0
181

Dalin detaje të reja te konfliktit që shpërtheu dje në shkollën 9-vjeçare Nimete Progonati ne qytetin e Memaliajt.

Sipas dëshmisë se dhëne ne stacionin policor te Memaliajt, behet e ditur se sherri mes dy grave shpërtheu momentin kur S.K. pa mbesën e vet teksa doli nga klasa duke qare.

Halla e nxënëses ka shkuar dhe kontaktoi me mësuesen M.H. duke i kërkuar llogari se perse kishte ushtruar dhune ndaj nxënëses gjë qe nuk ishte pohuar me pare prej vete minorenes.

Nuk ka mjaftuar te shpjegoje se çfarë do te thoshte mësuesja dhe menjëherë S.K. halla e nxënëses i është sulur mësueses duke e shtyre fillimisht e me pas e ka gërvishtur ne fytyre si pasoje e shtyrjes qe ushtroi.

Mësuesja i ka kërkuar te qetësohej dhe ta dëgjonte, por halla e nxënëses serish e ka shtyre duke e lënë përtokë mësuesen e cila mori hematoma ne pjesën e krahut dhe te shpinës.

Mësuesja vete pas kësaj i është drejtuar policisë ku ka bere denoncimin ndaj S.K. për ushtrim dhune për shkak te detyrës.

Ne polici mësuesja M.H. ka thëne se fëmija kishte ardhur ne klase pa bere detyrat dhe kishte planifikuar te qëndronte pas orës mësimore tok me te për t’ia shpjeguar detyrat dhe për ti bere nen kujdesin e saj.

Kjo e ka prekur nxënësen pasi ishte e vetmja ne klase qe u paraqit pa bere detyrat çka u shoqërua ne te qara.

Agresorja S.K. pasi është pyetur ne praninë e avokatit është lënë e lire dhe ndiqet ne gjendje te lire. Ndërsa është pyetur edhe nxënësja ne prani te psikologes.