Hani, pini se paguhen nga lekët e Elbasanasve! Me buxhetin e bashkisë Elbasan, dëfrejnë politikanët.

0
14

Për të dytin vit rradhazi bashkia e Elbasanit organizoi aktivitetin “Sofra e Elbasanit” në kuadër të festimeve të ditës së verës por ky aktivitet nuk u bë për të argëtuar qytetarët e thjeshtë të cilët do kishin dëshirë të shihnin të ekspozuara në ndonjë panair gatimet tradicionale elbasanase por u bë në një biznes privat goxha të kushtueshëm vetëm për të kënaqur deputet e punonjës administrate duke qenë se jemi në fushatë zgjedhore.

E turpshme dhe indinjuese që fakti se bashkia e Elbasanit këtë aktivitet që e promovoi si organizim për qytetarët me rastin e ditës së verës e ktheu në një mbledhje të PS Elbasan ku të gjithë hëngrën e pinë me taksat e qytetarëve pasi të gjitha aktivitetet u organizuan nga bashkia Elbasan.

Siç duket edhe nga pamjet e bëra publike në këtë sofër elbasanase janë të ftuar vetëm punonjësit e bashkisë Elbasan, administrata, deputetë e tek tuk ndonjë patronazhist.

Tavolinat janë shënd e verë , pamjet flasin vetë…

Milionat e hedhura nga Gledian Llatja për këtë darkë që për asnjë qëllim nuk i shërbeu as qytetarëve dhe as promovimit të qytetit mund të kishin shkuar për të ndihmuar familjet e varfra të Elbasanit që të mund të festonin ditën e verës edhe ata.

Elbasani vijon të mbetet një nga qytetet më të varfra të Shqipërisë dhe promovimi i aktiviteteve të tilla ku leku derdhet lum vetëm për festa partie është një veprim aspak i hijshëm nga një zotëri që drejton bashkinë e Elbasanit dhe prioritet i tij duhet të jenë fëmijët dhe familjet e varfra dhe jo “trashaluqët” e PS që i ka zënë dhjami……