Hansi Flick trajneri i ri i Gjermanisë pas Euro 2020, mungon vetëm zyrtarizimi

0
230

Pas Kampionatit Evropian, Joachim Low do të largohet nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë dhe vendin e tij do ta zë trajneri aktual i Bayern Munchen, Hansi Flick.

Flick kishte marrëveshje verbale që nga prilli dhe do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë pas Kampionatit Evropian.

“Po kam biseduar me Federatën Gjermane të Futbollit. Gjithkush e di si ndihem për ekipin kombëtar. Kanë mbetur ca gjëra të vogla pastaj mund ta zyrtarizojmë” – theksoi Flick

Flick udhëhoqi Bayernin drejt suksesit evropian, duke e fituar Champions Leaguen, kurse këtë edicion e fitoi edhe Bundesligën. /Gazeta Express/