Hapen 24-orë pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë ju nevojitet me vete

0
182

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga dita e sotme, Pika Kufitare e Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë të hapura 24-orë dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se qytetarët duhet të jenë të pajisur me test PLF, PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 në 2 deri në 9 muajt e fundit.

Kuotat do të vijojnë të jenë në fuqi, ku në Kakavijë do të mund të kalojnë 1500 persona në ditë, në Kapshticë 400 persona në ditë dhe në Qafbotë 250 persona gjatë fashës orare 08:00 me 16:00.

Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet: PLF, PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:

  • Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
  • Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)
  • Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).