Hapen 42 kutitë e qarkut Dibër, KAS rinumëron votat preferenciale të PD

0
2

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur numërimin e 42 kutive të qarkut të Dibrës.

42 kutitë do të hapen për rinumërimin e votave të PD- ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.

Kutitë e Dibrës hapen me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet. Ai ka pretendime se vota e tij është trafikuar.

Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e  mbyllur në këtë qark.

Gjunkshi vjen pas Përparim Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.