Duke nisur nga ora 12:00 e ditës së nesërme, 6 tetor 2021 hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.
Njoftimi është bërë nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.
Ambasada thekson se të interesuarit duhet të jenë të pajisur me pasaportë , rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti.
Për tu njohur me kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane klikoni linkun:https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/DV-2023-Instructions-ALB.pdf
Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë te linku bashkangjitur: https://dvprogram.state.gov/