Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit të Mjekësisë Sportive. Ky kurs do të drejtohet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF dhe do të ngrejë siparin më 21 prill 2025, ndërsa do të jetë i ndarë në 5 faza për t’u përmbyllur në muajin tetor 2025.
Kursi është i ndarë në 5 faza, si më poshtë:
21 – 22 Prill 2025 – Lëndimet muskulare
12 – 13 Maj 2025 – Patologjitë e gjymtyrëve të poshtme
27 – 28 Maj 2025 – Terapitë me pajisje
1-2 Korrik 2025 – Ndihma e parë
30 Shtator – 1 Tetor 2025 – Patologjitë e shtyllës kurrizore dhe legenit
Kandidatët për t’u regjistruar në Kursin e Mjekësisë Sportive duhet të plotësojnë kriteret/kërkesat e mëposhtme:
Diplomë e Universitetit Mjekësisë ose Fizioterapi (studentët në vitin e tretë me vërtetim nga Universiteti);
Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekesor, lëshuar nga organi përkatës brenda 3 muajve të fundit;
Dy fotografi pasaporte;
Fotokopje e ID ose e pasaportës;
CV, që përfshin gjithë aktivitetin si fizioterapist ose mjek;
Numër kontakti/adresë e-maili.
Kërkesa për regjistrim duhet të dergohet përmes postes elektronike në adresën [email protected] , përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 11.04.2025.
Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike [email protected] .