Hapet çanta e dyshimtë në Fier, çfarë kishte brenda

0
209

Është hapur çanta e dyshimtë që ndodhej para një lokali në Fier.

Abcnews.al mëson se brenda çantës kishte një shall dhe disa libra.

Çanta e dyshimtë u pikas në lagjen “15 Tetori” në Fier. Policia raportoi se rreth orës 14:00 në Polici kishte ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe ishte konstatuar një çantë krahu

Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se çanta u gjet në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.

/abcnews.al/