Mandati i kreut të SPAK Altin Dumani përfundon në 18 dhjetor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të mërkurë, duke çelur garën për të kreun e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.
KLP propozoi 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët. Anëtari Sokol Stojani në nisje të kësaj mbledhje u shpreh se “mandati i drejtuesit të SPAK përfundon më 18 dhjetor. KLP nis sot procedurën për garën”.
Kryetarja e KLP Mirela Bogdani, gjatë mbledhjes u shpreh: “KLP vendosi të shpallë fillimin e procedura të ngritjes në detyrë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri në datën 8 tetor”.