Harrojeni Megan Fox brune! Aktorja lyen flokët platin dhe nuk njihet

0
162

Ka te famshëm

famshëm që kur dëgjon emrin e tyre, një imazh specifik të vjen automatikisht në mendje. Një ngjyrë specifike në flokët e tyre, një stil specifik që bëhet tipar i tyre kryesor. Edhe duke folur për Megan Fox , padyshim një nga tiparet që nuk mund të injorohet, janë flokët e saj të gjatë e të zinj.

 

Pavarësisht se ka ndryshuar herë pas here model, aktorja i qëndroi besnike flokëve të saj brune. E gjithë kjo deri pak orë më parë, meqenëse Megan Fox vendosi të lyejë flokët në një hije platini, bionde.

Disa orë më parë, aktorja zbuloi përmes llogarisë personale në Instagram ngjyrën e re të flokëve të saj, duke publikuar një fotografi të saj me pamjen e re të flokëve. Mjaft seksi edhe këtë herë, ajo e ka shoqëruar foton me shkrimin: “Kështu duket vajza e djallit. #JohnnyAndClyde Vjen Pranvera 2022” ndërsa zbuloi se arsyeja për ndryshimin e papritur në flokët e saj nuk ishte tjetër veçse filmi“ Johnny and Clyde”, i cili pritet të dalë në treg në pranverën e vitit 2022.

Si duket Megan Fox si bjonde?  Paruke apo janë flokët e saj origjinalë? Koha do të tregojë.