
Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.
Fqinjët të alarmuar kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Burimet paraprake bëjnë me dije se pronarët e shtëpisë 30 minuta më parë ishin larguar nga banesa, duke harruar ndezur sobën, gjë që mesa duket ka qenë edhe shkak i zjarrit.
Si pasojë e flakëve janë dëmtuar vetëm orenditë e sallonit të banesës.
Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
