Hart mbetet pa klub: Kam nevojë që dikush të më besoj dhe unë do t’ia kthej besimin

0
254

Shumë lojtarë mbeten pa kontratë pas ditës së sotme dhe janë në ajër sa i përket së ardhmes.

Një prej tyre është Joe Hart. Portieri anglez, që luan në radhët e Burnleyt, këtë të martë ndahet nga klubi i Premier Leagues dhe është i shqetësuar për të ardhmen e tij.

Nga nesër, ai do të jetë i lirë dhe ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij. Kështu që gjatë një interviste për BBC ai u lut që t’i jepet mundësia për të qëndruar aktiv.

“Jam ende i ri, kur bëhet fjalë për portierët. Nuk kam asnjë iluzion që Real Madridi të më thërrasë për të zëvendësuar Courtois, por e di që ende kam aftësi të bëj gjëra të mira. Thjesht kam nevojë që dikush të besojë dhe unë do t’ia kthej besimin.”

Joe Hart ishte në majë të futbollit anglez, kur luante me Manchester Cityn. Me ardhjen e Pep Guardiolës në “Etihad” humbi statusin e titullarit dhe karriera e tij shkoi drejt greminës. Në moshën 33-vjeçare, ai është ende i sigurt që mund të japë kontribut në nivele të larta.

Në sezonin 2019-2020 ai nuk ka luajtur një ndeshje në Premier League dhe që nga kthimi pas pauzës nga COVID-19 ai nuk është grumbulluar më.

GE