Një ngjarje e tmerrshme tronditi Salaminë më 31 tetor, kur një grua 75-vjeçare u vra nga nusja e saj. Sipas hetimeve, motivi i krimit ishte marrja e parave, të cilat viktima i kishte besuar djalit të saj për ruajtje. Sipas mediave greke, nusja dyshohet se kishte marrë më parë paratë për të luajtur kumar, dhe për të mos u kapur nga bashkëshorti, vendosi të hynte fshehurazi në banesën e vjehrrës për të marrë 1.100 euro. Ajo kishte planifikuar gjithçka, duke vënë maskë dhe doreza dhe duke manipuluar kamerat e sigurisë.
Krimi i frikshëm
Nusja theu xhamin e dritares, hyri me forcë dhe e kërcënoi viktimën. Kur gruaja e moshuar e njohu, ajo e goditi me një shishe në kokë dhe më pas përdori një thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pas ngjarjes, nusja lau rrobat dhe i hodhi në plehra për të fshehur gjurmët.
Familjarët më pas njoftuan policinë, e cila pas hetimeve të kujdesshme arriti të gjejë dhe të ndalojë autoren, e cila më vonë rrëfeu krimin.


