Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës, dyshohen, se solli ekzekutimin mafioz të 30-vjeçarit Kristian Marku i njohur edhe si Kristi Bardhi mbrëmjen 13 Janarit në autostradën Fier Vlorë.
Por si nisën përplasjet mes fiseve të Rrëshenit?
– Në vitin 1995, në Rreshen shënohet një vrasje. Më 1 maj të këtij viti ekzekutohet Ilir Reçi. Ai në atë kohë konsiderohej si një prej të fortëve të Rrëshenit, kushëriri i Kastriot Reçit. Në atë kohë për këtë ngjarje, u dyshua, Pjetër Bardhit vëllai i Martin Bardhit.
-Në vitin 2017 në radhët e fisit Reçi, vritet në Itali vëllai i Kastriot Recit, Gasper Reçi i cili dyshohej se merrej me veprimtari të paligjshme. Policia dyshonte se vrasja mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut, një tjetër i vrarë në Rrëshen në vitin 2016. Nje tjëtër dyshim për këtë ekzekutim, për grupin hetimor ishte edhe vrasja, në vitin 2017 të Kreshnik Gjinit në Belgjikë. Fisi Reçi njihej për aturitetet për përplasjen e tyre me fisin Gjini.
-Ndërkohë me 7 Janar, të vitit 2020, në qendër të Rrëshenit u ekzekutua me një Snajper, Kastriot Reçi, 47 vjeç. Në atë kohë policia gjeti në tarracën e pallatit edhe snajperin e përdorur nga autori, por pa mundur të kapin qitësin.
-Teksa vitet kaluan, më 26 Mars të vitit 2023, bëhet një tjetër atentat ndaj fisit Reci, ku tentohet të ekzekutohet Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit. Në atë kohë shkak, i këtij atentati u dyshuan motive banale mes Sajmir Recit dhe Enrik Bardhit, ku kishin pasur edhe një përplasje fizike në qytetin e Rrëshenit. Sipas hetimeve u dyshua se Enrik Bardhi bashkë me babanë e tij Martitnin, kanë marrë një pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim në makinës së Sajmir Reçit, i cili mundi të shpëtonte pasi automjeti ishte i blinduar. Për këtë ngjarje disa kohë më pas u arrestua 59-vjeçari Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi i tij Kristi Bardhi u shpallën në kërkim. Ishte vetë Sajmir Reci që dëshmoi në polici për dyshimet se atentatin ja kanë bërë Kristi Bardhi, Martin Bardhi dhe Enrik Bardhi.
-Kjo ngjarje duket se u pasua me një tjetër vrasje. Ajo e ekzekutimit të Martin Bardhit më 26 shtator të vitit 2023 rreth 6 muaj, pas tentativës së vrasjes së Saimir Recit. Për këtë arsye, familja Reçi ishte e dyshuara kryesore për grupin hetimor. U shoqëruan disa pjesëtarë të familjes, edhe pse vetë Sajmir Reçi nuk u gjet ditën e ngjarjes. Ata mohuan përfshirjen në krim. Në tavolinë me Martin Bardhin, u plagosën edhe dy persona të tjerë Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini.
-Martin Bardhi që u ekzekutuar në shtator të vitit 2023, është xhaxhai i Kristi Bardhi, viktimës së fundit që u eliminua në atentatin e 13 janarit në autostradën Fier Vlorë.
Vitet e fundit, qyteti i Rrëshenit është kthyer në një vatër të nxehtë përplasjesh mes fiseve. Madje shumë ngjarje kriminale, për hetuesit e policisë, kanë qenë zinxhir hakmarrje./abcnews.al