Hedh nga shkallët shoqen, procedohet 18 vjeçarja

0
233

Një 18 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi ka hedh nga shkallët shoqen e saj.

Policia bën me dije se shtetasja me iniciale E.M. 18 vjeçe banuese në Sarandë në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe’, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al