Helmim masiv nga uji në Krujë, shkon në 300 numri i personave që morën trajtim në spital

0
170

Një situatë alarmante është paraqitur gjatë natës në spitalin e Krujës.

Nga raportimet e fundit nga spitali bëhet me dije se ka shkuar në 300 numri i personave që kanë marrë trajtim me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm.

Shumica e qytetarëve  pasi kanë marrë ndihmën e parë janë rikthyer në banesa.

Zyrtarisht nga policia dje u raportua për 35 persona të helmuar.

Paraprakisht burimet bëjmë me dije se shkak i helmimit masiv dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm.

Organet kompetente kanë marrë tanimë analizat e ujit, ndërsa në orët në vijim pritet të saktësohet se çfarë e ka shkaktuar helmimin e qytetarëve.

Pas kësaj ngjarje gjithashtu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në gjithë qytetin e Krujës.

Edhe banorët nga frika e helmimit thanë se kanë nisur të blejnë ujë të ambalazhuar.