Helmohen disa banorë në Bulqizë

0
52

Disa banorë të Bulqizës kanë përfunduar në spital pasditen e së dielës. Bëhet e ditur se ata janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Policia njofton se me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.