Heqja e patentave për thyerje karantine, qeveria “amnisti” për shkelësit

0
209

Qeveria shqiptare ka vendosur të falë drejtuesit e automjeteve të cilët janë gjobitur nga uniformat blu për thyerje të orarit të karantinës.

Nëpërmjet një akti normativ, ekzekutivi parashikon ndryshimin e sanksionit për thyerjen e orës së karantinës nga drejtuesit e automjeteve. Konkretisht nga tre vjet heqje patente dhe bllokim mjeti, masa e re parashikon se dënimi do të jetë 30 ditë heqje të lejes së drejtimit dhe 30 ditë bllokim të automjetit.

Falja për shkelësit e mëparshëm hy në fuqi në rast se kanë kaluar afatin 30 ditor nga bllokimi i lejes së drejtimit dhe automjetit. Pra, një person që është dënuar në muajin janar me 3 vite heqje patente, ata e marrin automatikisht pasi kanë kaluar periudhën 30 ditore.

A2