Prapaskena mëson se SPAK dhe BKH-ja, të asistuar nga partnerët amerikanë, kanë zbuluar një pasuri me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, fshehur në emër të kushërinjve dhe një rrethi biznesmenësh.
Hetimet e nisura për lobimin, shërbimet estetike dhe aferën CEZ-DIA kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër, duke zbuluar pasuri marramendëse, produkt i aferave korruptive që nga vitet 2000 deri pas vitit 2017.
Nuk dihet nëse hetimet e SPAK kanë mbërritur ende tek një personazh kontrovers, i cili mbulon një pjesë të pasurive të Elona Gurit dhe Monika Kryemadhit, me paratë e vjedhura në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë deri në vitin 2017.
Bëhet fjalë për Leart Kasajn, i cili me paratë e Monika Kryemadhit dhe Elona Gurit ka blerë gati gjysmën e kompleksit Deliorgji.
I maskuar si biznesmen, me një kartel kompanish fantazmë, pa bilance dhe mbulesa të parave të pista, Laert Kasaj ishte një prurje e Vojo Bregut, një nga ish drejtorët simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave të Ilir Metës.
Me trashjen e zullumeve, Kasaj nisi të distancohej nga Bregu duke kaluar në patronazh të plotë të Elona Gurit, e cila njihet si bankomati i Monika Kryemadhit.
Tenderi i famshëm i byzylykëve elektronikë është vetëm një nga aferat e Elona Gurit dhe Monika Kryemadhit, duke përdorur Laert Kasajn me kompaninë Ratech, të cilën Kasaj e kontrollon përmes kompanisë R&M GROUP.
Siç dihet byzylykët e dorëzuar ishin difektozë dhe nuk ishin dorëzuar sipas parashikimeve të kontratës.
Në vitin 2017 ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi kallëzoi në prokurori sekretaren e përgjithshme të kësaj ministrie, Juliana Hoxha për abuzim me tenderin e byzylykëve.
Fillimisht prokuroria e pushoi çështjen, por një vendim i Gjykatës së Tiranës e detyroi organin e akuzës që të rihapte sërish hetimet për këtë çështje.
Paralelisht në vitin 2020, Gjykata vendosi që tre kompanitë duhet t’i kthenin shtetit shqiptar 150 milionë lekë që kishin përfituar nga kontrata e byzylykëve.
Përmes kompanisë R&M GROUP, Laert Kasaj kontrollon një kartel kompanish fantazmë të themeluara vitet e fundit, nën dyshimet për të pastruar paratë.
Disa nga të cilat janë RATECH, Piter Pan, Tokyo Bar & Snack, KIDS CLUB, Kiraç Elektrik, BLI ONLINE,Vjosa Cleaning, MR.CHEF CATERING etj. Kompanitë janë themeluar në vitet 2020-2021, edhe pse Kasaj maskohet si një biznesmen i madh.\prapaskena