Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një vendimmarrje për aferën me incineratorët e Fierit dhe Tiranës edhe pse hetimet për këto çështje kanë nisur më tepër se një vit me parë në të njëjtën kohë me dosjen e incineratorit të Elbasanit.
Më 23 mars Partia Demokratike ka dorëzuar për këtë aferë një kallëzim të ri, i cili sipas SPAK-ut është bashkëngjitur dosjeve të mëparshme për hetimet që janë ne proces.
Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një kallëzim të ri në lidhje me aferën e incineratorëve.
Padia penale është dorëzuar në 23 mars, dhe në të janë përfshirë të gjitha faktet e gjetura, për aferën e abuzimit me incineratorët që dolën gjatë hetimit në komisionin parlamentar.
Zyrtarisht nga SPAK-u bëhet me dije, se kallëzimi i ri i është bashkëngjitur dosjeve të hetimit të nisur më herët për tre incineratorët pas denoncimeve te depozituar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim
Deri tani SPAK-u ka konkluduar vetëm për incineratorin e Elbasanit, ku u mor i pandehur ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe u kërkua arresti i dy administratorëve të kompanive që kanë fituar tenderin Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të cilët janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur nga policia as brenda dhe as jashtë vendit.
Çështja po hetohet aktualisht nga dy prokurorë Klodian Braho për incineratorin e Elbasanit dhe Dritan Prenci për incineratorin e Fierit dhe te Tiranës.
Mësohet se hetuesit kanë marrë ne pyetje personat që kanë dijeni për ngjarjen ndërsa ende nuk kemi një vendimmarrje në lidhje me personat përgjegjës për dy incineratorët e tjerë Fierit dhe Elbasanit pasi prokurori Prenci nuk ka dalë me një konkluzion për çështjen e hetuar prej tij.
Pak ditë më parë ai mori në pyetje edhe deputetin Alqi Bllako dhe kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi.