Hetimet për “Sterilizimin”, policia dhe BKH kontroll banesës së ish-ministrit Ilir Beqaj

0
108

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet nën hetim per ceshtjen e “Sterilizimit” i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe Byroja Kombetare e Hetimit me urdher te SPAK. Mësohet se kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen nga struktura antikorrupsion për koncesionin e “Sterilizimit”.

Beqajt i është caktuar nga SPAK masa e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Ish ministri është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.