Hidhet nga kati i 5-të i banesës, vdes një grua në Tiranë! Dyshohet se…

0
126

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një 67 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës te Unaza e Re.
Dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.