Hidhet nga pallati një grua në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

0
202

Një grua rreth moshës 50-vjeçe është hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte në rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevokjshme mjekësore. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

fax web