Hidhet shorti i FA Cup, Man Utd përballë Liverpoolit

0
177

Sot është tërhequr shorti për raundin e katërt në FA Cup, ku spikat një duel tejet interesant.

Dy rivalët e sivjetmë për titull, Manchester United dhe Liverpool do të përballen mes vete qysh në raundin e katërt.

Short i lehtë ishte për Manchester Cityn, i cili përballet me Cheltenhamin, shkruan Gazeta Express.

Arsenali në anën tjetër do të ndeshet me Southamptonin ose Shrewsburyn.

Chelsea do të ketë punë me Luton, kurse Tottenham përballet me Wycomben. /Gazeta Express/

Image