HIJE SKANDALI/ Bashkia e Matit nis krimin zgjedhor: Shpërndan “ndihma” për vota (PAMJET)

0
3

Një skandal zgjedhor ka shpërthyer në Bashkinë e Matit, ku kryebashkiaku Agron Malaj duket se ka nisur një fushatë shpërndarje të ushqimeve dhe ndihmave për familjet në nevojë në këmbim të votave.

Sipas burimeve, të pranishëm janë edhe funksionarë të fshatrave të Matit, si fshati Derjan, dhe produktet ushqimore po shpërndahen nga individë të afërt me kryetarin e bashkisë.

HIJE SKANDALI/ Bashkia e Matit nis krimin zgjedhor: Shpërndan

Përveç kësaj, dyshohet se ushqimet dhe ndihmat mund të jenë siguruar nga një shoqatë, ose shoqata ka dhënë fondet e ndevojshme, të cilat konvertohen në ushqime përmes kunatit të kryetarit të bashkisë, i cili ka një biznes me shumicën e produkteve afër datës së skadencës.

Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet, pasi përdorimi i ndihmave humanitare për fushatë elektorale është një shkelje e hapur e ligjit dhe moralit zgjedhor.

HIJE SKANDALI/ Bashkia e Matit nis krimin zgjedhor: Shpërndan

Ky është një shembull i qartë i manipulimit të votuesve dhe përdorimit të kushteve të vështira ekonomike për përfitime politike.