Që prej janarit të vitit 2021 bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitimin.
Qeveria ka zyrtarizuar nismën në mbledhjen e fundit sipas të cilit bëhet zerimi i tatim-fitimit të biznesit të vogël në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë në vit deri në 14 milionë lekë në vit.
Ky vendim nis të aplikohet që prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2029. Aktualisht bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.
Heqja e tatim-fitimit është marrë si një masë lehtësuese për bizneset e vogla të cilat u dëmtuan gjatë periudhës së pandemisë. Por ndryshime të tilla fiskale janë kundërshtuar fort nga ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët deklarojnë se diferencimet e shpeshta fiskale krijojnë hapësira për rritjen e evazionit fiskal në vend dhe shtimin e informalitetit.
Që prej janarit të vitit 2021 të gjitha bizneset që kanë xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë në vit nuk do të paguajnë tatim fitim.
Ndërkohë bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë do të paguajnë tatim –fitim në nivelin e 15%. Nga ky ndryshim parashikohet të përfitojnë rreth 12 mijë biznese të vogla të cilat kanë të punësuar deri në 4 persona.
Së shpejti pritet të miratohet edhe ndryshimi në për përfshirjen e biznesve në TVSH, i cili do të rritet nga 2 milionë në 10 milionë./abcnews.