Histori shqiptare/Porositi dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar bashkëshortin, arrestohet gruaja në Itali

0
782

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar, skenari i së cilës është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij, ndërsa porositësja e ngjarjes ishte vetë bashkëshortja. E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

Dy vrasës me pagesë  udhëtuan nga Shqipëria për në Itali për të kryer “punën” që morën përsipër, kundrejt pagesës me një plan të qartë dhe të mirëmenduar.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen.  Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

Karabinierët e njësisë hetimore të Grupit Frascati u vunë në gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

Ka qenë vetë gruaja ajo që i dha alarmin karabinierëve se gjoja zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi, por më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke nxjerrë zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.

 

Top Channel