Historia e 72-vjeçares nga Shelcani i Elbasanit që jeton e vetme

0
112

Afërdita Elezi nga fshati Shelcan i Elbasan çdo natë fle me frikën se banesa mund t’i shembet.

Ajo jeton e vetme pas vdekjes së bashkëshortit dhe sot më shumë se kurrë ndjen nevojën e fëmijëve që Zoti s’ia fali kurrë.

Banesa e vjetër, e dëmtuar edhe nga tërmeti mezi mbahet në këmbë, por 72-vjeçarja, përveçse lyp ndihmë nuk ka asnjë mundësi tjetër jetese.

Të moshuarës do t’i mjaftonte vetëm një dhomë me kushte normale jetese për t’u strehuar. Ajo kërkon ndihmë nga kushdo që ka mundësi për të kaluar denjësisht ditët e pleqërisë.

 

Top Channel