Shefki Çepi është një i moshuar nga fshati Xhyrë i Njësisë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit të cilit i është deformuar shtylla kurrizore që kur ishte i mitur.Shtylla kurrizore e tij është deformuar me shpejtësi në atë moshë dhe aktualisht duket se ka marrë pamjen e gërmës L .
Sëmundja e panjohur ose fare pak e njohur në atë kohë e ktheu jetën e tij në torturë. Deformimi i shtyllës kurrizore i shkaktoi atij dobësi, mpirje dhe dhimbje në pjesën e poshtme të ekstremiteteve por edhe probleme të frymëmarrjes, lodhje, madje edhe dobësi të zemrës.Këndi i lakimit të shtyllës kurrizore të 67 vjeçarit për shkak të sëmundjes tani është mëse 60- 70 gradë dhe hera -herës kur ai është në lëvizje duket edhe më shumë
Ai sipas të afërmve është dërguar tek mjeku shumë kohë pasi ishte vërejtur shtrembërimi karakteristik i shtyllës kurrizore të tij.Mungesa e kontrollit mjekësor ,diagnostifikimit dhe trajtimit në kohë me qëllim që të ngadalësohej procesi i lakimit të shtyllës kurrizore bëri që sëmundja të përparonte .Fatkeqësisht reduktimi i progresit të lakimit të shtyllës së tij kurrizore nuk qe i mundur për arësye të shumta.Me përparimin e sëmundjes dhimbjet e shtyllës kurrizore për 67 vjeçarin u bênê intensive dhe të padurueshme .Prindërit e tij në vitet e fundit të jetës së tyre shitën gjithçka në fshat dhe blenë një dhomë modeste në katin e parë të një ndërtese të vjetër në qendër të qytetit që nga vendasit njihen me emrin e çuditshëm “Kursi i Partisë ”
Aty ,Shefki Çepi , 67 vjeç , që krahas deformimit të shtyllës kurrizore dhe që vuan edhe nga sëmundje të tjera jeton në vetmi e në kushte tejet të vështira në çdo aspekt .Për të kujdesen të afërm e fqinjët kur munden dhe e ardhura e vetme është pagesa e Kempit prej 11.000 lekë( të reja) .Lavdie Nogu , e motra e tij tregon mes lotësh se jeta për 67 vjeçarin Shefki Çepi ka qenë një ferr i vërtetë për shkak të sëmundjes së tij të deformimit të shtyllës kurrizore dhe sëmundjeve të tjera të moshës
Historia e jetës së tij është edhe më e dhimbshme sesa kaq .Në dhomën ku ai jeton në vetmi tri herë kanë hyrë nga ballkoni grabitësit të cilët i kanë vjedhur gjithçka gjendej aty. Grabitësit duke qenë se i moshuari i sëmurë jeton në vetmi në shtëpinë e tij , jo vetëm e kanë plaçkitur disa herë duke marrë ushqimet ,televizorin, frigoriferin, stufën , drutë e zjarrit e deri edhe lugët e pjatat por disa herë edhe e kanë dhunuar .E motra e tij tregon një rast kur sapo vajza e saj i solli një makinë me ushqime , gjetën hajdutin në shtëpinë e 67 vjeçarit duke i marrë gjithçka. Ndërsa ngjarja më e tmerrshme ishte një rast kur grabitësi i kishte marrë edhe protezat e dhëmbëve.
Këto raste i kemi denoncuar në polici por asgjë nuk u ka ndodhur atyre që vodhën banesën e të moshuarit. Kur ai është në gjendje disi të mirë tregon e motra ai del në natyrë por e ngacmojnë .
Gjendja shëndetësore e tij sa vjen e rëndohet. Edhe kujtesa prej 20 vitesh i është dobësuar shumë. Fatkeqësisht as motra e as vëllezër nuk ka pranë me përjashtim të Lavdies, por edhe ajo vetë është e sëmurë , ndërsa vetë i moshuari vetëm sa mundet të shprehet me shumë vështirësi se do ndihmë për ti përballuar vështirësitë e jetës dhe sëmundjen.
News 24