Historia e një fotoje dhe dy kohët e vajzës Sharbat Gula, fytyra e tragjedisë së Afganistanit

0
228

Jo shumë njerëz do ta dinin se me cila fytyrë përputhej me emrin, Sharbat Gula, megjithatë imazhi i saj është mjaft i popullarizuar. Si refugjate në Afganistan, ajo u fotografua në vitin 1985 nga fotografi i National Geographic, Steve McCurry.

Kjo fotografi e vajzës me sy të gjelbër që as fotografi nuk do ta identifikonte, u bë fytyra e tragjedisë së Afganistanit.

Thënë thjesht si “Afganja”, do të bëhej fotografia më e njohur e revistës National Geographic.

Duke parë sytë e vajzës afgane dhe duke ditur historinë e rajonit nga ishte ajo, nuk mund të bëhej diçka për ta ndihmuar, por të shihej përmes këtij imzhi, mosmarrëveshja përballë fatkeqësive.

Paraqitja e parë e fotos në vitin 1985

Historia e një fotoje dhe dy kohët e vajzës Sharbat Gula, fytyra

Vajza afgane bëri paraqitjen e saj të parë në median e shkruar, në edicionin e qershorit 1985 të revistës National Geographic.

Kjo pamje mbetet e rëndësishme edhe sot, siç ishin ato shumë vite më parë.

Në sytë e saj, mund të shihet vuajtja e fëmijëve gjatë luftës dhe në një masë më të madhe, ana negative e konfliktit.

Si e gjeti veten në kopertinën e një botimi të tillë ky imazh, ky subjekt, kjo vajzë?, pyet publicdelivery.org.

Historia prapa fotos

Historia e një fotoje dhe dy kohët e vajzës Sharbat Gula, fytyra

Në vitin 1984, Steve McCurry u ngarkua nga National Geographic që të fotografonte kampet e refugjatëve përgjatë kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

Ai bëri foto në rreth 30 kampe dhe skenari i zakonshëm ishte tipik për shumë nga kampet nëpër botë.

Në kampin Nasir Bagh1, ku ishte ngritur një shkollë vajzash, McCurry hasi në një klasë prej 15 vajzash.

Midis tyre, njëra qëndronte larg për shkak të syve të saj të gjelbërt dhe befasues, kamera e tij u këput.

Pamja e saj mund të përshkruhet vetëm si e përhumbur, depërtuese dhe intensive.

Kur McCurry mori në foto Sharbat Gula, ajo e mbuloi fytyrën me duar. Mësuesja e nxit që ajo të zbulojë fytyrën e saj, në mënyrë që bota ta shihte dhe të njihej me historinë e saj.

Rishfaqet “Vajza afgane”. Si u gjet Sharbat Gula shumë vite më vonë

Historia e një fotoje dhe dy kohët e vajzës Sharbat Gula, fytyra

Me popullaritetin mbarëbotëror të fotografisë, “Vajza nga Afganistani”, erdhi udhëtimi që do ta gjurmonte shtatëmbëdhjetë vjet pasi ajo u fotografua.

Shumë njerëz u paraqitën si vajza në foto, por McCurry kishte tregues vizual të pagabueshëm për vajzën e vërtetë nga Afganistani.

Në fakt, ky udhëtim ishte në kohën e duhur, pasi kampi ku vajza ishte fotografuar ishte në prag të mbylljes.

Ekipi i National Geographic foli me qindra njerëz, madje me disa që thanë se vajza ishte e vdekur. Një burrë dha premtime të forta në arritjen e misionit të tyre, ai jo vetëm që e njihte vajzën, por ishte vëllai i saj.

Ai madje ishte i gatshëm t’i sillte ata në vendin ku mund të takoheshin me përsonazhin e fotografisë “Vajza nga Afganistabi”, pasi zona në të cilën ajo jetonte deri atëherë ishte e rrezikshme.

Njohja dixhitale e irisit konfirmoi që ajo ishte me të vërtetë “Vajza afgane” dhe National Geographic kishte të mira për të dhe familjen e saj.

A mundet që një fytyrë të plaket kaq shpejt brenda një periudhe prej afro dy dekadash? McCurry ishte i tronditur, por i tillë është realiteti i mjerimit.