Nga Erion Murataj!
Teksa kam ditë që dëgjoj e lexoj telenovelën e Charles McGonigal se di pse por mu duk sikur rishihja filmin “Historiani dhe kameleonët” të Kinostudios Shqipëria e re.
Jam i bindur që për këdo që e ka parë atë film ku makutëria, injoranca, korrupsioni dhe shitja e nderit për karrige është shija a padiskutueshme që i ka lënë secilit ku sarkazma është elementi i vetëm komik.
Në realitetin e sotëm Charles McGonigal nuk përfaqëson asgjë më shumë se historiani , Dor Duçka kushëririn e ministrit në rastin e sotëm të Ilir Metës dhe Agron Neza mbesën e ministrit që në rastin tonë i bie Berishës.
Ashtu si në filmin e Kinostudios ku për përfitime personale shesin xhajallarët dhe dajallarët për lekë dhe seks asgjë më shumë s’ka bërë Duçka i Metës dhe Neza i Berishës .
Padyshim që Edi Rama mund të jetë dora që ka lëvizur këto dy marioneta krah historianit McGonigal.
Por!
Në çdo rast fajtor apo jo dhe në këtë tragjikomedi shqiptare ata që e vuajnë në sytë e botës janë shqiptarët .
Paturpësia e politikës që për hir të pjesës së vjedhur e të padorëzuar bën hasha kushërinj, nipër e mbesa siç bën Berisha me Metën.
Imoralitet që shkon deri tek breket e atyre që i kanë prej vitesh në krahë.
Padyshim që Charles McGonigal është historiani dhe pa dyshim që të tjerët meritojnë plotësisht të quhen kameleonët e panderë të politikës shqiptare.