Te Danimarka ka zhgënjim të madh. Ka zhgënjim sepse ekipi nordik ishte shumë pranë një finaleje, ëndërr e cila u shua nga disa episode që kanë shkaktuar polemika.
Trajneri Hjulmand foli pas eliminimit ku nuk e fshehu pakënaqësinë për penalltinë, për mënyrën si u menaxhua nga arbitri dhe nga VAR.
“Jemi shumë të zhgënjyer, është e pamundur për ta përshkruar me fjalë se si ndihemi. Ndoshta ditët e ardhshme do ta marrim veten dhe ta kuptojmë, por ka keqardhje të madhe pasi ishim një hap larg finales.
Kam folur për episodet që ndodhën në fushë dhe e them me bindje që ai rast nuk mund të jepej penallti për Anglinë. Është diçka që më bezdis shumë, jemi shumë të nervozuar për atë episod”
Ndërkohë edhe Martin Braithwaite foli tepër i nervozuar për ndeshjen dhe për rastin e penalltisë duke kujtuar se ishin dy topa në fushë.
“E di që duhet të bëj kujdes me fjalët që do të them por jemi shumë të nervozuar. Dy sekonda para se Sterling të merrte topin i thashe arbitrit që janë dy topa në fushë por gjyqtari i katërt nuk reagoi. Jemi krenarë për atë që kemi bêrê dhe duhet disa kohë që të marrim veten nga ky eliminim”.
ora tv